Lajme

Zelensky porosi rusëve: “Do të qëndroj këtu, nuk po shkojë askund”

03/08/2022 00:55
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të qëndrojë në zyrën e Presidentit në rrugën Bankova në Kiev, për aq kohë sa duhet për të fituar luftën kundër Rusisë.

Zelensky, me anë të një video-porosie qartësoi se gati tri vjet më parë, kur mori detyrën, kishte planifikuar të zhvendoste Zyrën e Presidentit për të shkarkuar qendrën e Kievit.

“Tani do të them një gjë: Unë po qëndroj këtu, po qëndroj në Kiev, në rrugën Bankova, nuk fshehem dhe nuk kam frikë nga askush”, tha Zelensky.

Ai akuzoi Rusinë për dërgimin e tankeve, pasi u arrit një marrëveshje për një korridor humanitar.

“Kishte një marrëveshje për korridoret humanitare. A funksionoi? Tanket ruse funksionuan në vend të tyre. Ata madje minuan rrugën që ranë dakord për të transportuar ushqime dhe ilaçe për njerëzit dhe fëmijët në Mariupol,” tha Zelensky, raporton UNIAN.

Zelensky gjithashtu pretendon se “pushtuesit rusë po shkatërrojnë edhe autobusët për të evakuuar njerëzit”.

Zelenski deklaroi se Ukraina do të insistojë në negociatat me Rusinë, derisa të gjejë një mënyrë për t’u treguar ukrainasve se si të arrijnë paqen.

“Rrethi i tretë i negociatave tashmë është zhvilluar, do të thosha i treti dhe i fundit, por ne jemi realistë, ndaj do të flasim, do të këmbëngulim në negociata, derisa të gjejmë një mënyrë për t’i thënë popullit tonë: kështu do të arrijmë paqen, “ ka thënë Zelensky.