Lajme

SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania zotohen të rritin ‘kostot për Rusinë’

03/07/2022 21:00
nga:Q R

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë pohuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostove ndaj Rusisë për pushtimin e saj “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” të Ukrainës, thotë Shtëpia e Bardhë.

Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson folën në një video-telefonatë të hënën, shkruan BBC.

Udhëheqësit “theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Biden, Johnson, Macron dhe Scholz, në videokonferencë për Ukrainën