“Mbappé është i yni dhe shpresojmë se do të jetë për një kohë të gjatë”, tha trajneri i Paris Saint Germain, argjentinasi Mauricio Pochettino, në një intervistë për EFE të hënën.
Dy ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, Pochettino theksoi se gjithçka që po flitet tani për të ardhmen e yllit francez është spekulim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Të gjithë flasin dhe ju duhet ta dëgjoni, ai tashmë deklaroi se nuk ishte koha për një vendim dhe le të presim një deklaratë, gjithçka tjetër është spekulim”, tha Pochettino.
Megjithatë, Pochettino mbetet i qetë përballë gjithë zhurmës mediatike: “E kuptoj nevojën e mediave për të pasur lajme për një prej më të mirëve në botë, por ai është lojtari ynë dhe shpresojmë që të jetë për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


