Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se drejtori për çështje sportive, Eroll Salihu është suspenduar për gjashtë muaj, pasi ka thyer një nga urdhëresat e institucionit më të lartë të futbollit vendor.
Sipas, FFK – Salihu është suspenduar pasi nuk ka folur për media, pa marrë pëlqimin e FFK’së në lidhje me këtë çështje.
Ja njoftimi i FFK:
“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Vlen të potencohet se dje Eroll Salihu ka dhënë një varg akuzash për krerët e FFK’së në emisionin sportiv të KTV.
/GazetaBlic Sport


