Sporti

U lëndua dje ndaj Llapit, kjo është gjendja e Edvin Kuc

03/07/2022 16:25
nga:L J

Skuadra e Ballkanit fitoi derbin ndaj Llapit dje me rezultatin minimal 1:0, për të rrëmbyer tre pikë të mëdha në garën për titull kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë ndeshje, Edvin Kuc u dëmtua në pjesën e parë pas 20 minutave lojë, me ç’rast edhe u largua nga fusha për t’u zëvendëduar nga talenti, Lindon Emërllahu.

GazetaBlic Sport merr vesh se Edvin Kuc ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Ai ka kryer sot rezonancën dhe tashmë po pret për të kuptuar shkallën e lëndimit që ka në “hamstring”.

Me shumë gjasë, ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij, që luhet të mërkurën ndaj Malishebës.

/GazetaBlic Sport