Lajme

Borell: BE pret pesë milionë refugjatë nga Ukraina

03/07/2022 15:03
nga:Astrit Gashi

Nëse bombardimet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, BE-ja vlerëson se pesë milionë refugjatë mund të kalojnë kufirin.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha se 1.5 milion refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina brenda një jave.
Ai paralajmëroi një “problem të madh” në kufirin lindor të Evropës, duke bërë thirrje për më shumë burime për të ndihmuar në menaxhimin e krizës.
Mbretëria e Bashkuar është përballur me kritika të medha, pasi sot u zbulua se deri me tani ka lëshuar vetëm 50 viza ukrainasve që duan të shkojnë në Britani.
Bëhet fjalë për rreth 1% e 5535 personave që kanë aplikuar në 48 orët e para që nga hapja e skemës.