Dy persona të afërt me negociuesit Rusi-Ukrainë, kanë thënë se Rusia i ka ofruar në tavolinë Ukrainës tri propozime.
Sipas gazetarit bullgar Christo Grozev, propozimet kanë qenë si në vijim:
- Zelensky mbetet president vetëm për formalitet, por Rusia përcakton Yuriy Boykon si kryeministër;
- Ukraina të njohë republikat e Luhanskut, Doneskut dhe Krimenë;
- Jo anëtarësim në NATO.
Sipas Grozev, Zelensky u është përgjigjur këtyre propozimeve me një “jo” të prerë.
Një gjë të tillë pothuajse e ka konfirmuar edhe sekretari i Kremlinit, Dmitry Peskov
Ai kishte deklaruar më herët se Rusia i ka thënë Ukrainës se mund të ndalojë operacionin në çdo moment. Vetëm nëse Kievi përmbush kushtet ruse: Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse, si dhe pavarësinë e Doneskut dhe Luhanskut; Ukraina duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të heqë dorë nga pretendimet e saj për t’u anëtarësuar në “bllok”.
Two persons close to the Russia-Ukraine negotiations (including back channel talks) tell me Russia proposed (1) Zelensky remains pro forma president but Russia appoints Boiko as PM, (2) Ukraine recognizes L/DNR and Crimea, (3) No NATO. Ze told them emphatically no.
— Christo Grozev (@christogrozev) March 7, 2022


