Lajme

Qëllohet gazetari zvicran nga forcat ruse gjatë raportimit në Ukrainë

03/07/2022 12:35
nga:Donika Fetahu

Një gazetar zviceran, i cili po raportonte për luftën në  Ukrainë është qëlluar nga forcat ruse, shkruan skynews

Gazetari Guillaume Briquet ndodhet në spital. Trupat rusë qëlluan makinën e tij, dhe më pas i konfiskuan pasaportën, paratë dhe laptopin, sipas agjencisë së lajmeve Hromadske, me bazë në Ukrainë.

Ai është gazetari i fundit që është vënë në shënjestër nga forcat ruse, pasi një ekip i Sky News u qëllua në afërsi të Kievit javën e kaluar.