Lajme

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, kaluan kufirin ilegalisht

03/07/2022 09:47
nga:Donika Fetahu

Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë pasi në mënyrë ilegale nga Shqipëria kishin hyrë në Kosovë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë pasi që të dyshuarit në mënyrë ilegale nga Shqipëria kishin hyrë në Kosovë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia përmes raportit.