Lajme

Raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, mbahet sot

03/07/2022 09:07
nga:Donika Fetahu

Raundi i tretë i bisedimeve të paqes pritet të mbahet më vonë

Zyrtarët rusë dhe ukrainas po planifikojnë të takohen sërish sot, pas dy raundeve të bisedimeve të paqes në kufirin me Bjellorusinë.

Bisedimet deri më tani nuk kanë siguruar një armëpushim të përhershëm apo tërheqje të Rusisë, megjithëse zyrtarët rusë kishin rënë dakord të respektonin armëpushimet e përkohshme ndërsa civilët ishin evakuuar.

Megjithatë, Ukraina thotë se Rusia nuk i ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori rus Leonid Slutsky konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin Soloviev Live YouTube se raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet më 7 mars.