Sporti

E ardhmja e Angel Di Maria te PSG në dyshim

03/07/2022 08:28
nga:E K

Mesfushori i Paris Saint Germain, Di Maria nuk dihet nëse do të qëndrojë te PSG.

Së fundmi janë përhapur lajme për një largim të mundshëm të mesfushorit argjentinas, Angel Di Maria nga Paris Saint Germain, por mund të mos ndodhë një gjë e tillë.

Kontrata e Angel Di Marias i skadon në qershor, por ata kanë një mundësi zgjatje deri në vitin 2023.

PSG ende nuk kanë vendosur nëse do ta përdorin atë opsion apo jo.

Di Maria po kalon në një sezon të mirë në ‚Parce des Prince‘ ku në 20 paraqitje ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

Mbetet të shihet se si do të vendosin palët për të ardhmen e Di Maria në Paris.