Skuadra e Ballkanit ka fituar sot derbin ndaj Llapit me rezultatin minimal 1:0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të ndeshjes.
Pas përfundimit të derbit, KF Llapit i doli edhe një problem aspak i pritur, shkruan GazetaBlic Sport.
Autobusi i klubit të KF Llapit u sulmua me gurë nga një tifoz – i cili menjëherë është kapur nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar.
Tifo-grupi i Ballkanit ka reaguar pas kësaj ndeshje, ku kanë publikuar një fotografi ku shkruajnë:
“FC BALLKANI 1-0 KALL (Klubi i atletikes Llapi). SUHAREKA për shumë vende o Paris, kur nuk pret mirë mos prit me të prit mirë”, shkruajnë Xhebrailat.
/GazetaBlic Sport