Sporti

Edon Zhegrova tregohet i madh – ia dhuron fanellën e tij një djaloshi kosovar

03/06/2022 20:10
nga:L J

Edon Zhegrova ishte fantastik sonte me Lillen kundër Clermont, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Ligue1.

Zhegrova shënoi golin e katër në këtë takim, duke vulosur edhe kështu fitoren e skuadrës së tij me rezultatin final në 4:1, shkruan Periskopi.

Goli i tij ishte mjaft i bukur, kur erdhi nga më shumë se 16 metra distancë, duke u devijuar dhe përfundoi në rrjetë.

Por, përveç golit, zhegrova u tregua i madh edhe jashtë fushe, duke ia dhurar fanellën e tij një djaloshi kosovar i cili ishte në stadium dhe ia kërkonte fanellë sulmuesi të Kosovës.