Lajme

Shqipëri, KQZ: Deri në 18:00 kanë votuar 29.57% e zgjedhësve

03/06/2022 19:11
nga:Q R

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme për kryetar të 6 bashkive në Shqipëri deri në orën 18:00 është 29.57 për qind.

Sipas faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këto të dhëna vijnë nga raportimi i 679 nga 942 QV në total.

Deri në orën 18:00 kanë votuar 141.771 votues nga 479.497 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Sa i përket bashkive, në Dibër kanë votuar 42.51% e zgjedhësve, Durrës 25.36%, Lushnjë 35.57%, Shkodër 27.22%, Rrogozhinë 29.24% dhe në bashkinë Vorë kanë votuar 39.23% e zgjedhësve. /Atsh

Rrëfimi për familjen Jashari: Serbët tentuan t’i varrosin në një gropë masive dhe larg mediave