Sot u zhvilluan tri ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Vëllaznimi ka shënuar fitore të rënësishme në kuadër të Grupit A, pasi me rezultat minimal 1-0 mposhti A&N, shkruan Gazeta Olle.
Tani gjakovarët janë ngritur në pozitën e dytë në tabelë, me 25 pikë, aq sa kanë edhe Liria dhe Trepça.
Në Grupin B, u zhvilluan dy takime mjaft interesante. Ferizaj arriti të shënojë fitoren e radhës, ku në udhëtim mposhti Kikën 1-0.
Me këtë fitore, ferizajasit vazhdojnë të mbeten në pozitën e parë në tabelë, me 34 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Flamurtari barazoi me rezultat 1-1 me Fushë Kosovën.


