Sporti

Nuhiu: “Humbja na vështirëson vazhdimin e objektivave, në derbi nuk ka nevojë për motivim”

03/06/2022 15:47
nga:E K

Drita ka pësuar humbje nga Drenica.

Drenica fitoi në shtëpi me rezultat minimal 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e golave për Drenicën ishin Fatlum Gashi dhe Uka, kurse për Dritën realizoi Simonovski.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i cili tha se kjo humbje i vështirëson vazhdimin e objektivave të kampionatit.

“Nuk duhet të arsyetohemi me terrenin, skuadra kundërshtare konkretizoi raste, sot maksimumi i skuadrës sonë ishte kjo, humbja na vëshirëson rrugëtimin në vazhdimin e kampionatit, përgjegjësitë e humbjes i marrë vet“, tha Nuhiu.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e rradhës ndaj Gjilanit. I pyetur se si do ti motivojë lojtarët për derbi ai tha se lojtarët e dijnë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe nuk ka nevojë për motivim.

“Në derbi nuk ka nevojë për motivim, lojtarët e dijnë rëndësinë e derbit të Anamoravës“, deklaroi trajneri i Dritës.

/GazetaBlic Sport/