Lajme

Berjani: Çmimet janë ekstrem në rritje, sot në Kosovë është 1.61 cent kurse në Shqipëri, afër 2 euro

03/06/2022 14:57
nga:Donika Fetahu

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve Fadil Berjani, ka theksuar se shkaku i rritjes së çmimi të naftës është lufta Rusi-Ukrainë.

“Çmimet janë shumë të larta për qytetarin,  shkaku kryesor për rritjen e çmimit të naftës në të gjithë rajonin jo vetëm në Kosovë, është lufta Rusi-Ukrainë. Çmimet janë ekstrem në rritje, sot në Kosovë është 1.61 cent kurse në Shqipëri, afër 2 euro”, u shpreh Berjani për Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo krizë është e kalueshme, vetëm se nga naftarëtët në Kosovë, duhet të kërkohet që të mos ketë mungesë të derivatëve të naftës.

“Nga naftaret në Kosovë duhet të kërkohet që vendi ynë të mos  jetë pa derivate dhe besoj që pa panik do të arrijmë që ta kalojm këtë krizë”, shtoi ai për Gazeta Blic.

Çmimi i naftës ka ndryshuar ndjeshëm momentalisht nga 1.58 cent është rritur në 1.61 cent.