Sporti

Sarri zbulon se Cristiano Ronaldo nuk i pëlqen të luaj si qendërsulmues

03/06/2022 11:39
nga:E K

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri më në fund zbuloi të vërtetën rreth refuzimit të Cristiano Ronaldos për të luajtur qendërsulmues te Juventusi, një çështje që duket se po ndizet sërish te Manchester United.

Reprezentuesi portugez çuditërisht nuk është as në skuadrën për derbin e nesërm në Premier League mes Manchester United dhe Manchester City, duke ndezur spekulime në mediat angleze, shkruan GazetaBlic Sport.

Pasi Lazio i Sarri-t mundi 3-0 Cagliarin në Serie A këtë mbrëmje, Sky Sport Italia i kërkoi teknikut fliste mbi thashethemet që qarkulluan rreth raportit të trazuar të Ronaldos me të.

A ishte e vërtetë që Sarri i kërkoi Cristiano Ronaldos të luante si qendërsulmues për Juventusin dhe CR7 refuzoi?

“Cristiano shënoi më shumë gola në Serie A në sezonin e tij me mua se çdo tjetër”, u përgjigj Sarri.

“Ai ishte i përgatitur të luante qendërsulmues në disa ndeshje kur kishim një situatë emergjente, por nuk i pëlqente shumë ideja për ta bërë atë rregullisht”, deklaroi Sarri.

/GazetaBlic Sport/