Lajme

Intelegjenca britantike: Rezistenca e Ukrainës vazhdon ta befasojë Rusinë

03/06/2022 08:36
nga:Donika Fetahu

Forcat ruse po godasin së fundmi zonat e populluara në Ukrainë, por rezistenca ka ngadalësuar përparimin rus. Është kjo ajo çfarë raporton inteligjenca ushtarake britanike.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar të marrë qytetet e mëdha si Kharkiv, Chirnihiv dhe Mariupol.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë të befasojnë Rusinë. Kjo mund të bëjë që Rusia të përpiqet për të thyer moralin ukrainas duke goditur zonat e banuara. Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në 1999 dhe Siri në 2016, duke përdorur municione si nga ajri ashtu edhe nga tokë.

Linjat e furnizimit të ushtrisë ruse vazhdojnë të jenë në shënjestër të forcave ukrainase duke ngadalësuar shkallën e avancimit të forcave të tyre tokësore. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile” – thuhet në raport.

Raporti i inteligjencës thotë gjithashtu se ekziston një “mundësi reale” që Rusia tani “po përpiqet të fshehë kamionët me karburant si kamionë të rregullt mbështetës në një përpjekje për të shmangur humbjet”.