Sporti

Derbi bën “Air Albanian” të nxjerrë tym! Tifozët e Partizanit ndezin zjarr tribunën, ndërpritet ndeshja

03/05/2022 21:54
nga:E K

Derbi i kryeqytetit ndalet në minutën e 31-të. Tifozët po bëjnë spektaklin e tyre në tribuna, duke e bërë të “Air Albanian“ të nxjerrë tym.

Mjegulla e bardhë e tymit të fishekzjarreve është përhapur nga sektori i tifozëve të Partizanit drejt të gjithë fushës, duke e bërë të pamundur shikimin për të vijuar lojën.

Tifozët e Partizanit kanë ndezur zjarr tribunën ku janë vendosur, teksa kanë hedhur një sasi të madhe fishekzjarresh.