Lajme

Cramon: S’ka anëtarësim në NATO e BE, gjasat janë për Këshill të Evropës

03/05/2022 20:37
nga:Gazeta Blic

Pati paraqitjen e saj të fundit në vizitën treditore në Kosovë.

Në të, deputetja e Parlamentit Evropian, ua shoi realizimin e afërt të një ëndrre kosovarëve.

Viola Von Cramon nuk beson se lufta në Ukrainë mund të shpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Por, raportuesja për Kosovën, dha një fije shprese për rrugën drejt Këshillit të Evropës, pas pezullimit të Rusisë.