Sporti

Mbyllet në ‘paqe’ pjesa e parë e derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit

03/05/2022 20:42
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht rasteve asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.

Ndeshja u shoqërua me tifozëri të zjarrtë ku nuk munguan as fishekëzjarret të cilat mbuluan për pak çaste stadiumin “Air Albania”.

Krejt në fund Tirana pretendoi për penallti pasi Xhixha u rrëzua në zonë por gjyqtari nuk mendoi njëjtë.

Rezultati pas 45 minutave të parë, Tirana – Partizani 0:0.

/GazetaBlic Sport/