Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua për rreth tre orë të shtunën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, sipas një zyrtari izraelit.
Takimi i paparalajmëruar u zhvillua me bekimin e administratës amerikane, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit izraelit.
Zyrtari izraelit tha se shtytja diplomatike e Bennett ishte gjithashtu e koordinuar me Gjermaninë dhe Francën dhe shtoi se udhëheqësi izraelit është në dialog të vazhdueshëm me Ukrainën.
Pas përfundimit të takimit të Moskës, Bennett tani është në rrugë për në Berlin për një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkruan CNN.
Tre ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Kujtojmw se Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri – të cilat Izraeli i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të


