Lajme

Ramush Haradianj i drejtohet Albin Kurtit: Kërkoje zyrtarisht anëtarësimin në NATO, situata është serioze

03/05/2022 17:58
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kreut të qeverisë, Albin Kurtit, që anëtarësimin në NATO ta kërkojë edhe zyrtarisht.

Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos vonohet, sepse sipas tij, situata është më serioze se sa mund ta mendoj vetë Kurti.

“Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se pas situatës në Ukrainë, shumë akterë politikë në vend kanë kërkuar nga qeveria që ta kërkojnë zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.