Sporti

E jashtëzakonshme: Klubi ukrainas heqë dorë nga Champions League, parat i dhuron për ushtrinë

03/05/2022 18:15
nga:E K

Klubi ukrainas i basketbollit Prometheus nga Kamianska, jo shumë larg nga Dnipro, ka vendosur të tërhiqet nga Liga e Kampionëve të FIBA-s, të shpërndajë të gjitha ekipet e tij dhe t’i ridrejtojë fondet e tij në ushtrinë ukrainase.

Kjo u bë e ditur në një deklaratë zyrtare nga presidenti i klubit Volodymyr Dubinsky, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të dashur miq, tifozë dhe simpatizues të Prometheus. Sot ka një luftë në Ukrainë. Ne kemi marrë një vendim të vështirë, por të vendosur për të shpërndarë të gjitha ekipet e Prometheus dhe për të ndaluar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Që nga sot, paratë tona, burimet tona dhe forcat janë të përqendruara në mbrojtjen e Ukrainës “Ne do të mbështesim ushtrinë tonë dhe mbrojtjen territoriale, ne me siguri do të fitojmë“, ka thënë ai.

Prometeu është aktualisht, si sezonin e kaluar, bindshëm i pari në Superligën e Ukrainës, ndërsa në grupin e Champions League ku ishte me Cluj, Malaga dhe Oostende, ishte i dyti. Lojtarët duhej të transferoheshin më herët nga Ukraina në Republikën Çeke.

/ GazetaBlic Sport.