Sporti

“Ndalojeni luftën”, Rrahmani flet shqip për luftën në Ukrainë në videon e Napolit

03/05/2022 15:55
nga:Mergim Rreci

Lufta në Ukrainë ka bërë që shumë ekipe të solidarizohen me atë që po ndodh, duke dhënë mesazhe kundër luftës. Një ndër ato klube që e ka bërë këtë gjë është Napoli.

Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “Twitter”, lojtarët e Napolit kanë dhënë mesazhin kundër luftës në gjuhën e tyre përkatëse. Mes atyre që ka folur është dhe mbrojtësi i Kombëtares sonë, Amir Rrahmani.

“Ndalojeni luftën”, u shpreh futbollisti ynë.

Futbolli është sporti më popullor në botë, por dhe sot e kësaj dite tregon më shumë se kurrë se bashkon popujt.