Sporti

Renditja tabelare në Superligë, Prishtina rrezikon shumë

03/05/2022 15:34
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dukagjini e ka “fundosur” Prishtinën në stadiumin “18 Qershori”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Klina triumfoi me rezultat 2 me 1. Zhdrella dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për Prishtinën.

Kjo humbje është vazhdim i serisë shumë të dobët tek skuadra nga kryeqyteti, atje ku tashmë është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.

Malisheva e mposhti bindshëm Feronikelin. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 6 me 1, që është dëshmia e qartë se në çfarë krize po kalon skuadra nga Drenasi.

Ja rendita momentale në Superligë.