Lajme

Dardan Molliqaj për epopenë e UÇK-së: Tash 24 vjet liria fliste guxim, hekur e sakrificë

03/05/2022 12:39
nga:Genita C

Dardan Molliqaj i PSD-së ka përkujtuar përvjetorin e 24-të të Epopesë së UÇK-së, shkruan GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Molliqaj u shpreh se tash 24 vjet liria fliste guxim, hekur e sakrificë.

“Sot është 5 Marsi, epopeja e UÇK-së. Tash 24 vjet liria fliste guxim, hekur e sakrificë. Një kohë u ndal për të nisur një tjetër. Vullneti ndërpreu llogaritë; liria është jetë, ajo matet me jetën; Jehona e luftës, sipas ligjeve të historisë. UÇK nga dhjetëra numëronte dhjetëra mijëra”, shkruan ai.

Memli Krasniqi: Epopeja e UÇK-së manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë