Lajme

Dalin pamjet/ Ukraina rrëzon edhe një helikopter rus

03/05/2022 11:03
nga:Genita C

Ushtria ukrainase rrëzoi një tjetër helikopter të Forcave të Armatosura Ruse.

Sipas një njoftimi të forcave ushtarake ukrainase, helikopteri u rrëzua rreth një orë më parë.

“Një orë më parë, një tjetër helikopter i Forcave të Armatosura të vendit agresor u rrëzua”, postoi në Facebook Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ndërkaq që është publikuar edhe video e momentit në fjalë.