Sporti

Skandal në futbollin holandez, tifozë në fushë e sulme nga tribunat, lëndohet portieri

03/05/2022 10:27
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Vittesses dhe Spartës së Roterdamit kanë ndodhur incidente shumë të rënda saqë arbitri u detyrua ta anulonte si sfidë.

Vittesse, kundërshtari i radhës i Romës në Ligën e Konferencës, janë përfshirë në një episod të keq.

Tifozët e skuadrës së njohur holandeze hodhën një gotë birrë në drejtim të portierit të Spartës së Roterdamit duke e goditur në kokë.

Gjithashtu në minutën e 90+2′ u pa një tifoz i Viteshes duke hyrë në fushë dhe duke nxehur me gjestet e tij portierin kundërshtar.

Arbitri u detyrua të ndërpresë fillimisht ndeshjen për gjysmë ore dhe më pas përfundimisht me rezultatin 0-1 për ekipin nga Roterdami.