Sanksionet kundër sportit rus vazhdojnë.
Këtë të premte, Federata Evropiane e Ligave Profesionale të Futbollit vendosi të përjashtojë nga grupi i anëtarëve kategorinë e parë (RPL) dhe atë të dytë (FNL) të Rusisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Një vendim i justifikuar nga pushtimi i fundit i forcave të Vladimir Putin në Ukrainë të enjten e kaluar.
Kujtojmë se të gjitha klubet ruse, si dhe kombëtaret, tashmë janë pezulluar nga FIFA dhe UEFA nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/


