Sporti

Klubi rus e pëson keq, ish trajneri i Norwich, Daniel Farke largohet nga skuadra bashkë me tetë lojtarë

03/04/2022 23:22
nga:E K

Tetë lojtarë dhe trajneri Daniel Farke u larguan nga liga e parë ruse Krasnodar. Gjermani dha dorëheqjen që në fillim të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tani tetë lojtarë të rëndësishëm do të largohen nga klubi.

Ata lejohen të ndërpresin kontratën dhe të kthehen në atdheun e tyre. Nuk janë dhënë asnjë arsye zyrtare, por duket qartë se kontratat e tyre janë ndërprerë për shkak të dëshirës së tyre për t’u larguar nga Rusia, përcjell GazetaBlic Sport.

Të huajt Remy Cabella, Jhon Cordoba, Erik Botheim, Cristian Ramirez, Kaio, Wanderson, Victor Claesson, Junior Alonso do të largohen nga Krasnodar dhe përmendet edhe largimi i mesfushorit polak Grzegorz Krychowiak. Thuhet se Krychowiak menjëherë donte t’i përcillte Ukrainës të gjitha paratë që duhej të merrte për përfundimin e kontratës, por Krasnodar nuk e pranoi. Në klub do të mbeten vetëm dy të huaj. Ata janë armeni Eduard Spertsyan dhe bjellorusi Aleksandar Martinovic.

Në shkurt 2021, Krasnodar luajti kundër Dinamos në raundin e 16-të të Europa League. Dinamo fitoi në Rusi 3:2, kurse në Maksimir 1:0 me golin e Mislav Orshiqit.

/GazetaBlic Sport/