Lajme

“Ballkani Perëndimor të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira

03/04/2022 20:13
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, këtë të premte ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dorde Raduloviq.

Lajçak tha se Raduloviq e siguroi atë se Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne u pajtuam për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak do të qëndrojë në vizitë në Malin e Zi më 4 dhe 5 mars, ku gjatë ditës ka takuar presidentin Milo Gjukanoviq, kryeparlamentaren Aleksa Beçiq, të mandatuarin për kryeministër Dritan Abazoviq, teksa theksoi se Ballkani Perëndimor është prioriteti kryesor i BE-së dhe se integrimi i rajonit në BE është në interes të përbashkët.