Sporti

Lojtari ukrainas pranon shiritin e kapitenit deri në fund të sezonit, në formë solidarizimi për Ukrainën

03/04/2022 18:42
nga:E K

Miguel Queiroz, kapiteni i ekipit të basketbollit FC Porto, i dorëzoi këtë të premte shiritin në krahë shokut të tij të skuadrës.

Vladyslav Voytso, 22-vjeçari anësor ukrainas, deri në fund të sezonit, si një formë solidariteti për situatën në të cilën ndodhet Ukraina, në luftë me Rusinë, pasi u pushtua nga vendi i drejtuar nga Vladimir Putin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një nderim. Vladit [Vladyslav Voytso], familjes dhe popullit ukrainas”, thuhet në postimin e Miguel Queiroz, 32 vjeç, përmes faqes zyrtare të dragonjve në rrjetin social Twitter.