Lajme

Rusia “nuk ndalet”, po granaton edhe objektet banesore në Ukrainë, publikohen pamjet (video)

03/04/2022 15:54
nga:Gazeta Blic

Bombardimet e ushtrisë ruse mbi popullatën civile në Ukrainë po vazhdojnë tash e nëntë ditë që kur ka nisur agresionin e saj ushtarak.

Një video-incizim që e ka publikuar gazetari ukrainas i Kyiv Independent shfaq pamjet e granatimeve ruse të një kompleksi banesor në Irpin, në afërsi të Kievit.