Sporti

Dynamo Kiev lë anash sportin, vjen me mesazh motivues për popullin e Ukrainës

03/04/2022 13:42
nga:Mergim Rreci

Dynamo e Kievit, aktualisht në vendin e dytë në ligën ukrainase, ka ndryshuar tërësisht drejtimin e postimeve të saj në rrjetet sociale që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe nuk është kursyer në mesazhe dhe kritika ndaj vendit pushtues, Rusisë.

Klubi në kryeqytetin Kiev, të enjten e kaluar, publikoi në Instagramin e tij një foto duke iu referuar një sulmi rus në qytetin Chernihiv, ku thuhet se kanë vdekur rreth 30 civilë, me mesazhin e mëposhtëm: “Chernihiv, Ukrainë. Mars 2022/Rusia vazhdon të terrorizojë civilët dhe si rezultat i një bombardimi tjetër të ndërtesave të banimit, dhjetëra njerëz janë vrarë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një publikim tjetër, të bërë këtë të premte, Dynamo Kiev ka lënë një fotografi të flamurit të Ukrainës me mesazhin e mëposhtëm: “E vërteta do të mbizotërojë mbi gënjeshtrën. E mira do të mposhtë të keqen. Drita do të pushtojë errësirën. Liria do ta pushtojë skllavërinë. Paqja do ta fitojë luftën. Ukraina do të mbijetojë dhe do të fitojë!”