Sporti

Serie A: Mësohet trajneri më i mirë i muajit

03/04/2022 12:38
nga:Mergim Rreci

Luciano Spalletti e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit në Serie A.

Trofeu do të ndahet në para-ndeshjen Napoli – Milan, të planifikuar për të dielën më 6 mars 2022 në orën 20:45 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përcjell GazetaBlic Sport.

Çmimi u nda nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë në bazë të kritereve teknike sportive dhe të cilësisë së lojës të shprehura nga ekipet e tyre, si dhe sjelljes/fair-play të zhvilluar gjatë garave.