Federico Cherubini ka konfirmuar se Juventusi do të takohet me Paulo Dybala dhe yje të tjerë, kontratat e të cilëve skadojnë me klubin në ditët në vijim.
E ardhmja e yllit argjentinas ka qenë një nga temat e nxehta në Serie A këtë sezon, me marrëveshjen e ish-lojtarit të Palermos me Bianconerët që skadon në fund të këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, duket së gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe se Dybala mund të rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
/GazetaBlic Sport/


