Lajme

Zbulohet linja e fshehtë, Pentagoni dhe Moska janë duke komunikuar

03/03/2022 22:46
nga:Donika Fetahu

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se Pentagoni ka krijuar një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë me ministrinë ruse të mbrojtjes për të shmangur atë që njihet si “konflikti i paqëllimshëm” në lidhje me luftën në Ukrainë.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane tha se “linja e de-konfliktit” u krijua më 1 mars “me qëllim të parandalimit të llogaritjeve të gabuara, incidenteve ushtarake dhe përshkallëzimit”.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti sepse linja e komunikimit nuk është bërë e ditur.