Sporti

Emocione e lot para ndeshjes së FA Cup, Ukraina lartësohet në “Goodison Park”

03/03/2022 21:29
nga:Mergim Rreci

Ka pasur emocione të mëdha para ndeshjes në mes Everton dhe Boreham Wood.

Nderimi i bukur i lojtarëve të Evertonit që hynë secili në fushën e “Goodison Park” me flamurin ukrainas mbi supe, kundër Boreham në FA Cup, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti ukrainas i Evertonit, Vitalii Mykolenko mori shiritin e kapitenit mbi supet e tij për këtë takim.

Kishte lot në sy tek tifozët në tribuna.

/GazetaBlic Sport/