Sporti

Zyrtare: Ukraina me një kërkesë shumë të rëndësishme në drejtim të UEFA-s dhe FIFA-s

03/03/2022 18:42
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e play-off-it të Kupës së Botës mes Skocisë me Ukrainës do të shtyhet, kjo pas kërkesës që kjo e fundit e bëri në drejtim të UEFA-s.

Ndeshja e tyre gjysmëfinale e play-off-it do të luhej në Hampden Park më 24 mars, me fituesin që do të përballet me Austrinë ose Uellsin në Cardiff për një vend në Kupën e Botës të këtij viti në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.

Por tani Ukraina u ka kërkuar të dy organeve ndërkombëtare të turneut që të shtyjnë ndeshjen, për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të vendit nga ushtria ruse.