Sporti

Rrahmani: “Lufta për titull e hapur, pesë ekipe luftojnë për Scudetto”

03/03/2022 18:20
nga:E K

Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për Radio Kiss Kiss për garën e Scudettos dhe në kuadër të ndeshjes së madhe me Milanin të dielën në mbrëmje.

Ai ka thënë se lufta për titull është e hapur në Itali, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas kapitenit të Kosovës, në luftë për Scudetto janë 5 ekipe duke mos i përjashtuar Juven dhe Atalantan.

“Një fitore e rëndësishme për klasifikimin ka ardhur me Lazion. Në këtë moment çdo ndeshje ka vlerën e saj, ne jemi 3 skuadra, ndoshta 4, ndoshta 5, për fitoren e Scudettos. Do të jetë një luftë deri në fund. A përfshihen edhe Juve dhe Atalanta? Nëse Atalanta rikuperon pikë, do të ketë të njëjtat pikë si Juve. Ata nuk janë larg. Çdo gjë mund të ndodhë. Milano? Jemi të qetë dhe të fokusuar për ndeshjen e radhës, duhet të jemi gati. Nuk është ndeshja e fundit, rezultati është relativ. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk e shfrytëzuam rastin te Cagliari dhe donim të shpengojmë veten me Lazion”, tha Rrahmani.

/GazetaBlic Sport/