Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do të vazhdojë “operacionet ushtarake” në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe të iniciuar nga Putin, u tha gazetarëve në një konferencë të enjten një burim i Pallatit Élysée.
“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe për të shkuar deri në fund”, sipas burimit të Elysée, shkruan CNN.
“[Thirrja] i lejoi Presidentit të Republikës t’i kthehej mosmarrëveshjeve që kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’i tregonte të vërtetën Presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë,” vazhdoi burimi.
Burimi i Elysée tha se “më e keqja nuk ka ardhur ende” në Ukrainë pas telefonatës së Macron me Putinin.
“Pa bërë një parashikim, ne duhet të presim më të keqen që ka ardhur ende. Presidenti (francez) tha kështu edhe dje. Nuk ka asgjë në atë që tha Putin sot që duhet të na qetësojë,” tha burimi.


