Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet ruse të qytetit Vasilivka në Ukrainë.
Kështu të paktën raporton agjencia ukrainase e lajmeve, “Ukrinform”.
“Më 1-2 mars, pushtuesit qëlluan mbi departamentet e kirurgjisë dhe sanitare të spitalit multidisiplinar të kujdesit intensiv Vasylivka. Katër persona u plagosën rëndë, tre vdiqën nga plagët e tyre,” thuhet në raport.
Administrata rajonale thotë se dëmet janë të konsiderueshme.
Më herët të enjten, ndihma humanitare u dërgua në Vasilivka.
Luftimet vazhdojnë në atë zonë.


