Shef i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, ka reaguar pas njoftimit se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq.
Kamberi përmes një postimi në profilin e tij personal ka shprehur mbështetje për Dritan Abazoviq, për Kryeministër, përcjellë GazetaBlic.
Ai ndër të tjera theksoi se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar.
Postimi i plotë:


