Messi dhe Neymar kanë qenë target i kritikave të vazhdueshme të fansave të PSG’së.
Drejtori sportiv, Leonardo doli në mbrotje të dyshes duke folur për L’Equipe ai tha për argjentinasin, i cili ka shtatë gola dhe 11 asistime këtë sezon, trajneri tregon se nuk ka dyshime për vlerën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Messi është një gjeni. Të diskutosh për Messin po diskuton për futbollin. Ai kishte përulësinë për të ardhur këtu, edhe pas gjithçkaje që ka arritur, por mendoj se për lojtarë si Mbappé, Neymar apo Messi, konteksti është i rëndësishëm. Nuk ka të bëjë vetëm me izolimin e tyre në një flluskë, ata kanë nevojë për atmosferë. Nëse ata nuk e kanë atë, bëhet më e vështirë”, tha fillimisht ai.
“Në lidhje me Neymarin, situata është e rëndë. Kocka e kyçit të këmbës u prek nga një problem vaskularizimi. Për të qenë në nivelin që është sot do të duhej shumë punë dhe kjo është dëshmi se ai është i përkushtuar. Kam folur me të sa herë që kemi pasur ndonjë problem, por kur gjërat janë bërë mirë, edhe unë e them këtë. Nuk mund t’i vësh një etiketë, Neymarit përgjithmonë. Kur ai është në fushë, ka gjithmonë pritshmërinë se diçka e pabesueshme mund të ndodhë”, deklaroi Leonardo.
/GazetaBlic Sport/


