Sporti

Jo vetëm Abramovich, edhe dy persona me ndikim të madh largohen nga Chelsea?

03/03/2022 14:52
nga:L J

Me largimin e Roman Abramovich nga Chelsea, nuk duhet të jetë vetëm pronësia e klubit londinez ajo që ndryshon.

Sipas asaj që raporton The Guardian, në fakt, edhe Marina Granovskaia, drejtuese e plotfuqishme e “Blues” dhe kryetari Bruce Buck, vështirë se do të qëndrojnë brenda menaxhmentit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediumit britanik, veçanërisht largimi i Granovskaia do të ishte një goditje e madhe për Chelsean për gjithçka që ka arritur të ndërtojë nën drejtimin e Abramovichit gjatë viteve të fundit.

Ditëve të ardhshme do të bëhet gjithçka e ditur për të ardhmen e klubit londinez dhe ndryshimeve që do të ndodhin.

/GazetaBlic Sport