Sporti

Pronari i klubit ukrainas po e shet jahtin për 50 milionë euro, paratë do të dhurohen për rindërtimin e Kharkivit

03/03/2022 14:29
nga:L J

Oleksandr Jaroslavski, një nga ukrainasit më të pasur dhe pronar i klubit të futbollit FC Metalist Kharkiv, njoftoi se po shiste jahtin dhe se paratë nga shitja do t’i dhuroheshin Kharkivit, qytetit të goditur më së shumti nga ushtria ruse, shkruan Index.hr.

“Të dashur banorë të Kharkiv, ne kemi filluar një program humanitar për qytetin tonë. Donacioni i parë për këtë qytet të shkatërruar do të jenë paratë nga shitja e jahtit tim Kaiser. Nuk kemi më kohë për jahte dhe të gjithë duhet të fokusohemi për të ndihmuar dhe rindërtuar qytetin tonë”, tha Jaroslavski.

Vlera e jahtit llogaritet në 50 milionë euro.

Yaroslavsky është ukrainasi i nëntë më i pasur, dhe pasuria e tij vlerësohet në më shumë se 600 milionë euro.

/GazetaBlic Sport