Sulmuesi legjendar i kombëtares së Ukrainës, Andriy Shevchenko bëri thirrje për dërgimin e ndihmave për viktimat në atdheun e tij.
Shevchenko konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e Ukrainës dhe tani ai tha se UEFA dhe FIFA bënë gjënë e duhur duke e përjashtuar Rusinë nga garat ndërkombëtare, edhe pse sporti është gjëja e fundit që ai mendon për momentin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi refugjatë, kemi nevojë për ndihmë humanitare. Ne kemi nevojë për ndihmë mjekësore, ndihmë ushqimore”, tha Shevchenko, i cili luajti 111 ndeshje për ekipin kombëtar të Ukrainës dhe shënoi 48 gola.
“Futbolli nuk ekziston më për mua. Unë nuk mendoj për të. Nuk është koha për këtë… Unë jam i përqendruar që në momentin që zgjohem duke menduar se si mund ta ndihmoj vendin tim, çfarë mund të bëj për të”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


