Kryeministri i Kovës Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës në seancën e Kuvendit ku pritet ët votohet një rezolutë që dënon sulmet e Rusisë mbi Ukrainën, ka folur për sanksionet që qeveria e Kosovës i ka vënë ndaj Rusisë dhe ndër të tjera edhe për strehimi ne 20 gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe ndarjen e buxhetit prej 150 mijë eurove për ta, raporton Gazeta Blic.
Kurti nga Kuvendi i ka bërë thirrje pesë vendeve të Be që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë me urgjencë.
“I bëjmë thirrje pesë vendeve të BE që ta njohin urgjentisht Pavarësinë e Kosovës dhe mos të lejohen pretendimet falso për të nxitur ndarja e konflikte në Evropë’, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Sipas tij Kosova sivjet do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin Evropian dhe sa më shpejt anëtarsimin në NATO.
Kusari-Lila: Vladimir Putin sot sikur dikur Sllobodan Millosheviq


